Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Basha: Çyrbet në parlament me vullnetin e bandave dhe të Ramës (VIDEO)

Lapsi.al 22 October 2024
Basha: Çyrbet në parlament me vullnetin e bandave dhe të

Lulzim Basha, ka reaguar sërish për arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se Edi Rama është arsyeja pse krimi përdor pushtetin.

Ai thotë se Jurgis Çyrbja u zgjodh deputet si në zgjedhjet e 2017-ës, ashtu edhe në zgjedhjet e vitit 2021, dhe krimi nuk do të mund ta zgjidhte pa bekimin e Edi Ramës.

Kreu i demokratëve euroatlantikë gjithashtu thotë se përveç faktit që krimi është bërë njësh me pushtetin dhe qeveria është vendosur në shërbim të krimit, kjo është skema përmes së cilës Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin në Shqipëri.

Ndërsa ata opozitarë që sipas tij tre vite më parë, i fërkonin barkun Edi Ramës duke legjitimuar krimin zgjedhor në Shqipëri, sot duhet të ndihen të paktën të turpëruar.

Dhe si zgjidhje për këtë situatë, Basha sheh vettingun e politikanëve dhe ndarjen e politikës nga krimi.

Postimi i plotë i Bashës:

Pa Edi Ramën, Çyrbet e tij, nga jugu në veri, nuk do ta përdornin dot pushtetin në shërbim të krimit.

Në mënyrë të përsëritur kam denoncuar lidhjet e kësaj qeverie me krimin dhe nënshtrimin e saj përballë tij, i cili e ka ndihmuar atë të vijë në pushtet.

Jo për herë të parë dalin në dritë fakte për lidhjet midis krimit dhe politikës, si dhe për ndihmën që krimi u ka dhënë në zgjedhje.

Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi në vitin 2017. Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi edhe në vitin 2021. Por krimi nuk do të mund ta zgjidhte atë pa bekimin e Edi Ramës, i cili e futi dhe e mbajti atë në listë. Sepse Rama kërkonte pushtetin për veten e tij dhe jo për shqiptarët.

Deputeti i Edi Ramës, me bekimin e tij, ka dekonspiruar aksionet e policisë, duke i shërbyer personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për t’u shpëtuar arrestimeve nga policia. Në këmbim, këta persona i siguronin atij votues për ta mbështetur si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit.

Përveç faktit që krimi është bërë njësh me pushtetin dhe qeveria është vendosur që nga dita e parë e Edi Ramës në krye të saj në shërbim të krimit, kjo është skema përmes së cilës Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin në Shqipëri.

Ata opozitarë që, tre vite më parë, i fërkonin barkun Edi Ramën duke më fajësuar mua dhe duke legjitimuar krimin zgjedhor në Shqipëri, sot duhet të ndihen të paktën të turpëruar.

Që Shqipëria t’i kthehet normalitetit sa më parë, duhet të bëhet vetting-u i politikanëve dhe ndarja e politikës nga krimi.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë zonës së fshatit Panaja. Mësohet se një mjet i tipi BMW që ishte duke udhëtuar nga Vlo...

17:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI