Flash

Berisha thirrje emigrantëve: Refuzoni takimin e Ramës në New York

Lapsi.al 22 October 2024
Berisha thirrje emigrantëve: Refuzoni takimin e Ramës në New York

Më 26 tetor, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim në Nju Jork me emigrantët shqiptarë, ndërkohë që në të njëjtën ditë është organizuar edhe një protestë kundër qeverisë.

Duke marrë shkas nga ky takim, kryetari i PD-së, Sali Berisha i është drejtuar me një mesazh emigrantëve.

Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të refuzojnë takimin e Ramës dhe të dalin në protestë.

“Qytetarë dhe qytetare, shqiptarë dhe shqiptare, ju bëj thirrje kudo që jeni, u shkruani letra, mesazhe, telefonojuni vëllezërve, motrave tuaja në emigracion, të refuzojnë takimet me banditët, me vrasësit, me pengmarrësit.

U bëj thirrje emigrantëve tanë, qëndroni në anën e popullit tuaj, qëndroni në anën e demokracisë në Shqipërini.

Ngrihuni në nivelin e idealeve të lirisë të vendeve ku jetoni dhe jipni Edi Ramës mësimin që meriton.

Ai ka parashikuar një udhëtim në tetor me 26 në Nju Jork, metropolin botëror.

Ai nuk vjen për ju, ai nuk vjen për qëllime dhe interesa shqiptare tek ju.

Ai vjen tek ju si Pashiqi shqipfolës i Tiranës.

Ai vjen tek ju si një armik i egër i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai vjen tek ku ju si kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Ai vjen tek ju si kryekrimineli që përdor drejtësinë në mënyrën më të egër kundër opozitës. Që bën gjithçka për një Shqipëri pa opozitë.

U përket ju t’i jepni mësimin që meriton.

U përket ju të distancoheni nga ky antishqiptar që ndan me të atin shpirtin e xhelatit.

Që ka shndërruar pasuritë publike të shqiptarëve në parajsë për veten dhe ministrat e tij, klanet kriminale të vendit, narkotrafikantët.

Është koha për emigrant dhe emigrante, të tregojë veten e tij. T’i japë një krah, një mbështetje të reja Shqipërisë”, theksoi kryedemokrati në protestën e përnatshme të mbështetësve të tij.

Të këshilluara

Zgjidhet kreu i ri i KLGJ

Ilir Rusi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Zyra e shtypit të KLGJ-së bën...

17:45

Aksident në Vlorë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë zonës së fshatit Panaja. Mësohet se një mjet i tipi BMW që ishte duke udhëtuar nga Vlo...

17:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI