Flash

Hetimi ndaj Admir Thanzës pushohet me kërkesë të SPAK

Lapsi.al 22 October 2024
Hetimi ndaj Admir Thanzës pushohet me kërkesë të SPAK

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë njoftoi të martën më 22 tetor vendimmarrjen për pushimin e hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie ndaj ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, në përfundim të gjykimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK për pushimin e çështjes së regjistruar në vitin 2021 në ngarkim të Thanzës për veprën penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,…”.

Problemet për Thanzën filluan gjatë procesit të rivlerësimit të kryer ndaj tij. Në përfundim të hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, u konkludua se Admir Thanza kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë; kishte fshehur dhurata nga palët që kishte gjykuar; kishte kryer deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit; si dhe kishte kontakte të papërshtatshme.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar në KPK më 10 korrik 2018, përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit bëri të ditur se ishte zbuluar një dënim me 40 ditë burg për vjedhje në Itali në vitin 1999, të cilën Thanza nuk e kishte pasqyruar në vetëdeklarim. Vendimi i shkarkimit të Thanzës u gjet i drejtë dhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se ka pasur shkelje të procesit të rregullt në vetingun e Thanzës, por vlerësoi se vendimarrja e shkarkimit për shkak të probleme në kriterin e pasurisë, nuk kishte mangësi./BIRN

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI