Flash

Kampi i Gjadrit/ Qeveria italiane apelon vendimin për emigrantët

Lapsi.al 22 October 2024
Kampi i Gjadrit/ Qeveria italiane apelon vendimin për emigrantët

Ministria e Brendshme e Italisë ka nisur procedurat për të paraqitur një ankim në Gjykatën e Kasacionit kundër urdhrit të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës, i cili nuk pranoi ndalimin e 12 emigrantëve në qendrën e paraburgimit italian në Gjadër të Shqipërisë. Çështja e ngritur nga Ministria e Brendshme është moszbatimi i ligjit italian për vendet e sigurta. Vendimi i Ministrisë së Brendshme vjen pas dekretit të qeverisë italiane që duhet të “zgjidhë” çështjen e “vendeve të sigurta”.

TGCom shkruan se ministria e Brendshme u vu në lëvizje pas debateve që shkaktoi vendimi i Gjykatës së Romës. Më 18 tetor, gjyqtarja Silvia Albano e kësaj Gjykate kërkoi kthimin e tyre në Itali edhe pse atyre u ishte refuzuar azili. Për të kapërcyer ngërçin, qeveria italiane lëshoi të ashtuquajturin "dekret për Shqipërinë"që ka të bëjë me "përcaktimin e të ashtuquajturave vende të sigurta ku përfshihen 19 vende nga 22 që ishin më parë pasi u përjashtua Kameruni, Kolumbia dhe Nigeria.

Vendet që konsiderohen të sigurta në dekret janë: Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Peruja, Senegali, Serbia, Sri Lanka dhe Tunizia. Gjykata e Romës ndaloi deportimin e emigrantëve vendet e të cilëve nuk janë tërësisht “të sigurta”. Ndaj dhe 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi u dërguan në Itali edhe pse iu refuzua azili. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zgjidhet kreu i ri i KLGJ

Ilir Rusi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Zyra e shtypit të KLGJ-së bën...

17:45

Aksident në Vlorë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë zonës së fshatit Panaja. Mësohet se një mjet i tipi BMW që ishte duke udhëtuar nga Vlo...

17:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI