Flash

Lala: Çyrbja informonte grupin më të rrezikshëm kriminal në Durrës

Lapsi.al 22 October 2024
Lala: Çyrbja informonte grupin më të rrezikshëm kriminal

Gazetarja Klodiana Lala tha sot se ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja u arrestua së fundmi nga SPAK pasi i jepte grupeve kriminale informacione sekrete. Në emisionin 'Opinion' Lala ka treguar një tjetër rast episod, përveç atij të të kërkuarit ndërkombëtar Altin Hajri, se si Jurgis Çyrbja i kishte dhënë informacione një grupi kriminal në Durrës.

Gazetarja duke iu referuar dosjes së SPAK, deklaroi se bëhet fjalë për një grup të fuqishëm kriminal në Durrës, që javët e fundit ka patur një aksion për arrestimin e kreut të këtij grupi, por që nuk ka mundur, megjithatë, sipas saj, i gjetën celularin e harruar mbi tavolinë.

Biseda në studio:

Klodiana Lala: Informonte një grup për të cilin nuk është folur thuajse fare. Është një grup thuajse i panjohur për publikun shqiptar, por në këndvështrimin tim është ndër grupet më të rrezikshme që ka vepruar në Durrës, grupi i Kreshnik Budllës Farrukut. Klani kriminal Farruku konsiderohet për momentin një ndër klanet më të fuqishme në qytetin e Durrësit, në zonën e Manzës. Kreshnik Budlla Farruku në atë kohë akuzohej dhe kërkohej nga autoritetet italiane.

Blendi Fevziu: Si i merrte këto dokumente Çyrbja?

Klodiana Lala: Së pari ishte në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se ishte deputet, shkojnë dokumente nga të gjitha llojet. Të tjerat i merrte nga Policia e Shtetit dhe njerëz të drejtësisë. Kreshnik Budlla Farruku nuk u arrestua në atë kohë. Më pas, pati një ndalim dhe lirim nga ana e drejtësisë shqiptare, shkoi në arrest shtëpie. Para 3 javësh u bë një tjetër aksion i SPAK për arrestimin e Kreshnik Budllës Farrukut. Në momentin që ka ndërhyrë skuadra operacionale për ta arrestuar Kreshnik Budlla Farrukun, nuk e kanë gjetur aty, kanë gjetur vetëm darkën e shtruar, kanë qenë 15-20 veta në atë darkë. Kreshnik Budlla është larguar nga vila e tij luksozë në Manzë, por ka lënë celularin të hapur aty. Nisur nga kjo indicie dhe janë zbërthyer të gjitha kontaktet, më pas SPAK ka kërkuar me urgjencë informacion te autoritetet franceze për të identifikuar edhe personat të cilët janë të përfshirë në këtë gjë. Me këtë rastin e fundit SPAK ka vetëm 1 javë që merret.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI