Flash

Miku i Ramës: Si të çojmë emigrantë në Shqipëri kur zvarrisin ish-presidentin e tyre

Lapsi.al 22 October 2024
Miku i Ramës: Si të çojmë emigrantë në

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi, një mik i Edi Ramës dhe që sot drejton një parti të vogël në vendin fqinj ka komentuar marrëveshjen për emigrantët mes dy vendeve gjatë një interviste për televizionin La7.

Renzi bëri kritika të shumta për Giorgia Melonin duke e quajtur aventurë dhe shpenzim të kotë atë që ajo po bën me kampin e Gjadrit, por theksoi se Shqipëria nuk është një vend i sigurt. Për këtë ai solli në vëmendje pamjet e arrestimit të ish-presidentet të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Ne e dimë që Shqipëria ka një standard të ndryshëm. Arrestuan 3 orë më parë ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Shikojini pamjet se si e nxjerrin nga jashtë makina atë që ishte President i Republikës. Me emigrantët bengalezë ndoshta do të kenë më pak kujdes” – tha ish-kryeministri italian.

Sipas drejtuesit të partisë “Italia Viva” është e pamundur që miliona euro të taksapaguesve italianë të shkojnë dëm, në një kohë kur ato fare mirë mund të adresoheshin për problematikat në fusha të ndryshme të jetës socio-ekonomike atje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI