Flash

Ndahet nga jeta aktori i "Baywatch"

Lapsi.al 22 October 2024
Ndahet nga jeta aktori i "Baywatch"

Michael Newman, i cili luajti Mike "Newmie" Newman në "Baywatch"  ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare.

Lajmi u konfirmua të martën nga miku i ngushtë i Newman, Matt Felker, i cili kohët e fundit drejtoi filmin dokumentar Hulu për "Baywatch". Aktori i ndjerë vdiq "nga komplikimet në zemër" të dielën në mbrëmje "i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij".

“Unë kam takuar Mike herën e fundit që ai ishte i vetëdijshëm. Ai më shikoi dhe në një mënyrë tipike  tha: “Erdhe në kohën e duhur”, tha Felker për PEOPLE.

Newman u shfaq në 150 episode të shfaqjes, më së shumti nga kushdo përveç David Hasselhoff. Aktori ishte gjithashtu një zjarrfikës me kohë të plotë ndërsa luante në "Baywatch". Ai iu kthye profesionit pas përfundimit të shfaqjes në vitin 2001 derisa doli në pension pas 25 vitesh.

Ai ishte 50 vjeç kur u diagnostikua me Parkinson në 2006.

"Kjo sëmundje terminale më ka lejuar të kem shumë kohë për të menduar," tha Michael për PEOPLE në gusht.

“Trupi im ka ndryshuar aq ngadalë sa nuk e vërej, por më kujtohet vazhdimisht se Parkinson tani është bërë qendra e jetës sime”, shtoi ai. “Po i vlerësoj ditët që do të jem në këtë tokë me familjen dhe miqtë. Unë po e marr jetën seriozisht."

 

Të këshilluara

50 Cent flet për akuzat ndaj Diddy

Në një bisedë ekskluzive me PEOPLE, 50 Cent ka folur flet për Diddy dhe sjelljet e tij të përpara se të akuzohej  për trafik seksual dhe shantazh. Duke folur...

15:37

Çfarë ndodhi? Shawn Mendes ndalon koncertin

Shawn Mendes ndërpreu koncertin e tij në New York City për të kujtuar  LiamPayne, i cili vdiq të mërkurën, më 16 tetor, në moshën 31-vjeçare. Në një video ...

17:30

Ngrihen 6 padi të reja për Sean "Diddy" Combs

Së fundmi janë ngritur gjashtë padi të reja civile kundër Sean “Diddy” Combs, duke përfshirë akuzues të cilët kanë deklaruar se ata ishin të mitur në kohën kur ...

19:04

FOTOT/ Dua Lipa mahnit fansat me pozat seksi

Dua Lipa është shfaqur mahnitëse teksa ka postuar disa foto seksi për ndjekësit e saj në Instagram. Në një sërë pamjesh nga paraqitja në Rock Hall 2024, këngëta...

14:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI