Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Policia shfajësohet për Ilir Metën me arrestimin e deputetit socialist (VIDEO)

Lapsi.al 22 October 2024
Policia shfajësohet për Ilir Metën me arrestimin e deputetit

Pas arrestimit brutal të Ilir Metës, me forca policia të veshura me kapuçë që e nxjerrin zvarrë nga makina, policia nxjer një video ku tregon si ka arrestuar deputetin socialist Jurgis Çyrbja.

Këto janë pamjet e arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, një ditë më parë në zonën e Durrësit me urdhër të SPAK:

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/250e7119-9bc3-452e-9128-a392d929e238.mp4"][/video]

Pamjet tregojnë se si Çyrbja futet nga Forcat Operacionale në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Edhe pse jo të ngjashme, pamjet tregojnë se Çyrbja futet në polici nga dy efektivë me kapuça, që i mbajnë kokën ulur.

Si Meta, ashtu edhe Çyrbja arrestohen si trafikantë kriminelë të rrezikshmërisië së madhe. Edhe pse qartazi kjo video u nxorr për kundërpeshë ndaj tronditjes së opinionit publik se si një ish-President dhe Kryeministër mund të arrestohet aq dhunshëm, edhe kjo video tregon pikërisht mungesën e profesionalizmit të policisë shqiptare.

 Arrestimi/ Forcat speciale tërheqin zvarrë Ilir Metën 

Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit disa ditë përpara se të arrestohej.

Pse u arrestua Çyrbja?

Ndaj ish-deputetit rëndojnë akuza e korrupsionit, nxjerrjes së sekreteve shtetërore dhe përkrahje të autorit të krimit, ndërkohë bashkë me të, të akuzuar janë edhe shtetasi Ahmet Masha dhe Altin Hajri, ky i fundit një i shumëkërkuar. Në komunikimin zyrtar, SPAK thotë se Çyrbja ka dhënë informacione sekrete dhe ka dekonspiruar Policinë.

Nën hetim, sipas SPAK, janë edhe zyrtarë të tjerë të cilët e kanë ndihmuar ish-deputetin Çyrbja në nxjerrjen e sekreteve shtetërore.

Sipas SPAK, në përgjimet e Sky ECC rezulton se Cyrbja ishte vënë në dijeni të disa operacioneve të policisë për kontrolle që zhvilloheshin në zonën e Durrësit dhe u ka dhënë informacione grupeve kriminale. Po ashtu, Duke mbështetur Altin Hajrin, një person në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës ka përfituar vota prej tij.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Zgjidhet kreu i ri i KLGJ

Ilir Rusi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Zyra e shtypit të KLGJ-së bën...

17:45

Aksident në Vlorë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë zonës së fshatit Panaja. Mësohet se një mjet i tipi BMW që ishte duke udhëtuar nga Vlo...

17:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI