Flash

Dalin PAMJET/ Si ndodhi sulmi terrorist në Ankara me 4 viktima dhe 14 të plagosur

Lapsi.al 23 October 2024
Dalin PAMJET/ Si ndodhi sulmi terrorist në Ankara me 4 viktima dhe 14

Një sulm terrorist është kryer në selinë e Industrive Hapësinore Turke (TAI) në distriktin Kahramankazan të Ankarasë. 4 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Autorët, një burrë dhe një grua mbërrutën me një taksi në vendin e ngjarjes dhe menjëherë sulmuan ndërtesën me breshëri plumbash dhe një sulme me eskploziv. Kur u dëgjuan shpërthimet dhe të shtënat e armëve, forcat e sigurisë, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore u dërguan në vendin e ngjarjes.

Mediat turke kanë publikuar pamjet e terroristëve që sulmojnë TAI-n. Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha: “Kishte një sulm terrorist në objektet e Kompanisë Aksionare të Industrive Ajrore Turke (TAI). Fatkeqësisht, kemi viktima dhe njerëz të plagosur.”

“Janë neutralizuar dy terroristë, një grua dhe një burrë. Fatkeqësisht kemi katër dëshmorë dhe 14 të plagosur. Nga të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë”, tha ministri turk.

Në rrjet janë publikuar edhe pamjet ku sulmuesit, mbërritën në hyrje të ndërtesës dhe se sulmuan personelin e sigurisë. Një nga sulmuesit e aktit terrorist e shpërtheu një bombë, ndërsa të tjerët ia dolën të futen brenda ndërtesës me kallashë në duar. Dy nga autorët përfshirë edhe gruan janë eliminuar nga policia.

“Ne po punojmë për identifikimin e terroristëve. Sapo të dihet identiteti i tyre, ne do të ndajmë me ju informacion se për cilën organizatë terroriste bëhet fjalë”, tha Yerlikaya. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama - biznesmenëve: Mos provokoni

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot bizneset të paguajnë taksat, në kuadër të fushatës kundër informalitetit. Në një takim me ministrin e Ekonomisë, m...

16:05

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI