Flash

Kryemadhi : Kjo nuk është drejtësia që duan shqiptarët, por propaganda e Ramës

Lapsi.al 23 October 2024
Kryemadhi : Kjo nuk është drejtësia që duan shqiptarët,

Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO për t’u njohur me vlerësimin e masës së sigurisë. Kryemadhi tha se do të shkojë sot në GJKKO për të kuptuar se kush e ka nxjerrë dosjen, që siç thotë ajo është sekret hetimor.

Ajo u shpreh se drejtësia nuk është ajo që kanë kërkuar shqiptarët dhe janë investuar ndërkombëtarët, por është drejtësi e propagandës së Ramës.

“Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistem drejtësie të kastruar, nëse inteligjencën nuk e kanë të zhvilluar për të kuptuar ca do të thotë fjala kastruar, për t'ju treguar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë, por për të kuptuar se eshtë drejtësia e propagandës së Edi Ramës. Ti shikojmë edhe fytyrat që kanë, a do ta përballojnë dot apo jo”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë që Monika Kryemadhi është më masë sigurie 'detyrim paraqitje', ndërsa ish-bashkëshorti i saj, Presidenti i PL në masën 'arrest në burg'.

Të këshilluara

PD proteston sot para Parlamentit Europian

Deputetët e Partisë Demokratike do të protestojnë ditën e sotme para Parlamentit Europian në Strasburg, teksa aty zhvillohet seancë plenare. Kjo është hera e pa...

08:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI