Flash

Pse shpërtheu Meta kundër prokurorëve në sallën e gjyqit

Lapsi.al 23 October 2024
Pse shpërtheu Meta kundër prokurorëve në sallën e

Ilir Meta ka kërcënuar prokurorët e SPAK që u paraqitën në sallën e gjyqit me dosjen ku kanë ngritur disa akuza kundër tij. Raportohet se Meta i është drejtuar Altin Dumanit me fjalët "qen" dhe "dumduman". Në një moment ka kapur veshin dhe i ka thënë "Këtu e kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar". Por në një moment tjetër, Meta ka reaguar duke i kundërshtuar prokurorët, më saktë Arben Krajën, i cili në nisje të seancës ka raportuar tek gjyqtari Erjon Çela dhe ka deklaruar se, arrestimi i Ilir Metës është kryer pa incidente.

Kjo fjali ka sjellë edhe reagimin e ish-presidentit.

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje rreth procesit që u zhvillua me dyer të mbyllura.

"Procesi ka nisur me dyer të mbyllura dhe me normalitet në orën 09:30. Sipas burimeve shumë të sigurta, pasi gjyqtari ka bërë apelin dhe ka kryer verifikimin e kushteve, të dyshuarve. Kraja sipas burimeve ka nisur të lexojë kushtet e SPAK. Në momentin që Kraja ka treguar, sipas burimeve shumë të sigurta i ka thënë Çelës që arrestimi është kryer pa incident. Në këtë moment Meta shpërtheu dhe tha se arrestimi i tij nuk ndodhi pa incidente.

Sipas burimeve shumë të sigurta, më tej Meta ka thënë që arrestimi i tij është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe të narko shtetit" ka raportuar gazetarja për TCh.

Arrestimi i Ilir Metës u krye tek Kthesa e Kamzës, pasi mjeti i tij u rrethua nga një grup policësh me maska dhe ku nuk kishte asnjë makinë policie. Më shumë se një arrestim, dukej një rrëmbim. Ndaj kur prokurorët kanë thënë se nuk ka pasur asnjë problem, Meta ka reaguar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI