Flash

Rama shmang përgjigjen për arrestimin e Metës "I takon drejtësisë"

Lapsi.al 23 October 2024
Rama shmang përgjigjen për arrestimin e Metës "I takon
Kryeministri Rama është pyetur sot në lidhje me arrestimin e Ilir Metës nga forcat speciale, veçanti për mënyrën se si është ndaluar ish-presidenti gjatë operacionit të policisë. Edhe pse ia kishte kërkuar publikisht prokurorëve të SPAK arrestimin e rivalit të tij politik, Rama tha se nuk do të komentojë, pasi rasti i Metës është "tipikisht një rast që i përket drejtësisë".
"Ju e dini përgjigjen. Me këtë rast jo thjesht për faktin që unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj, por edhe për faktin se qysh se kemi nisur reformën në drejtësi dhe ajo ka filluar të zbatohet, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk bën komente për çështje që i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që çështjet të përmbyllen, mbase në ndonjë rast ia vlen të bëhet ndonjë koment, sidomos kur vihet në vend drejtësia lidhur me fenomene katastrofike për shoqërinë siç është shpifja. Për rastin konkret është tipikisht një rast që i takon tipikisht drejtësisë" u shpreh kryeministri,.
Pohimi i Ramës është i rremë, pasi në disa raste arrestimesh ai ka komentuar apo i ka paraprisë me komente dhe deklarata publike goditjeve të SPAK. I freskët është rasti i procedimit të Arben Ahmetajt për të cilin Rama tha se do të kishte vepruar me keq nëse do të kishte qenë prokuror apo gjykatës.

Lexo me tej: Arrestimi i paralajmëruar i Ilir Metës/ Si e kërkuan Rama dhe ambasadorët

Komenti i Ramës për Metën u bë gjatë një konference të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Të këshilluara

Rama - biznesmenëve: Mos provokoni

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot bizneset të paguajnë taksat, në kuadër të fushatës kundër informalitetit. Në një takim me ministrin e Ekonomisë, m...

16:05

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI