Flash

Shehaj: Pandëshkueshmëria 35-vjeçare mbyllet vetëm me hetimin e Ramës

Lapsi.al 23 October 2024
Shehaj: Pandëshkueshmëria 35-vjeçare mbyllet vetëm me

Agron Shehaj, kreu i Partisë “Mundësia” ka folur në lidhje me arrestimin e ish-presidentit të vendit, Ilir Meta dy ditë më parë.

Agron Shehaj tha se Shqipëria ka qenë dhe mbetet një nga vendet me të korruptuara në Europë, duke shtuar se çdokush që ka abuzuar me pushtetin dhe thirret nga Prokuroria, duhet të shkojë dhe të japë sqarime.

Megjithatë për Shehajn, vetem hetimi ndaj kryeministrit mund të mbyllë kapitullin e pandëshkueshmërisë që vijon prej vitesh në vendin tonë.

“Nëse hetohen edhe ata që sot po abuzojnë me pushtetin, duke nisur nga Kryeministri, do të mund të flisnim për mbylljen e kapitullit 35-vjeçar të pandëshkueshmërisë. Janë me qindra Kryeministra që janë hetuar për korrupsion kudo në Perëndim. Rreziku që ne hasim në Shqipëri është që të mos ndodhë që të goditet vetëm opozita, dhe në anën tjetër, mazhorancës mos t’i ndodhë asgjë”, tha Shehaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24.

Për Shehajn, arrestimi i ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja është shumë domethënës. “Kemi qasjen se si nxirret para drejtësisë një përfaqësues i mazhorancës dhe një i opozitës. Në rastin e arrestimit të Çyrbes iu dha koha të dorëhiqej, u arrestua në një ambient privat, ndërsa në anën tjetër kemi ato pamjet e arrestimit të Ilir Metës”, tha Shehaj.

Të këshilluara

Rama - biznesmenëve: Mos provokoni

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot bizneset të paguajnë taksat, në kuadër të fushatës kundër informalitetit. Në një takim me ministrin e Ekonomisë, m...

16:05

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI