Flash

Berisha kërkon përjashtimin e partneres së Alibeajt nga çështja e tij

Lapsi.al 24 October 2024
Berisha kërkon përjashtimin e partneres së Alibeajt nga

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paraqitur kërkesë për përjashtimin nga çështja e tij të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e cila është partnerja e Enkelejd Alibejat.

Në dokumentin e dorëzua nga Sali Berisha, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion, thuhet se gjyqtarja Marsida Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Enkelejd Alibeaj.

Ish-kreu i komanduar i PD-së, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK.

Së dyti argumentojnë avokatët ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.

Në përgjigje të interesimit të News 24, Kushtetuesja konfirmoi se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari nuk është marrë ende në shqyrtim nga trupa gjyqësore.

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë më 19 nëntor kërkesën e Sali Berishës për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të Apelit të GJKKO-së që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhet në kërkesën e Sali Berishës.

Të këshilluara

Agron Kuliçaj në SPAK, pyetet për 21 janarin

Agron Kuliçaj është paraqitur këtë të enjte në SPAK për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet që po kryen për dosjen e 21 janarit. Në atë periudhë, Kuliçaj m...

10:32

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI