Flash

Cardi B anulon shfaqjen pas shtrimit në spital

Lapsi.al 24 October 2024
Cardi B anulon shfaqjen pas shtrimit në spital

Cardi B zbuloi se ishte shtruar në spital pasi pësoi një "urgjencë mjekësore" dhe nuk do të performojë në One MusicFest të shtunën.

“Jam shumë e trishtuar të ndaj këtë lajm, por kam qenë në spital duke u rikuperuar nga një urgjencë mjekësore këto dy ditët e fundit dhe nuk do të mund të performoj në ONE MusicFest”, ka zbuluar reperja në Instagram.

“Më thyhet zemra që nuk do të arrij t’i takoj fansat e mi këtë fundjavë dhe do të dëshiroja vërtet të isha atje.”

Më tej reperja e “Bongos” iu drejtua fansave të saj duke i falënderuar për “mirëkuptimin” dhe premtoi se “do të rikthehet më mirë dhe më e fortë së shpejti”.

“Mos u shqetësoni. Ju dua të gjithëve,” përfundoi ajo, duke shtuar në mbishkrim, “Faleminderit djema për mirëkuptimin… Do të shihemi së shpejti”.

Shtrimi në spital vjen vetëm një muaj pasi artistja  mirëpriti fëmijën e saj të tretë me Offset – me të cilin ajo aktualisht është në mes të divorcit.

Në fillim të këtij muaji, Cardi mbylli spekulimet se ajo iu nënshtrua një operacioni plastik pas shtatzënisë së saj më të fundit.

”Të gjithë keni nevojë të relaksoheni.. Kështu duket trupi im me të vërtetë”, shkroi ajo në Twitter së bashku me fotot e fundit të saj të veshur me një fustan të zi.”Mendoni se shkova dhe u operova në 2 ditë?”

 

 

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI