Flash

Fushata në diasporë, Rama niset me charter në New York

Lapsi.al 24 October 2024
Fushata në diasporë, Rama niset me charter në New York

Edi Rama ka udhëtuar sot drejt New York-ut për të rinisur turin e ndërprerë “Krenar për Shqipërinë” me takime me shqiptarët në diasporë. Bëhet me dije se takimi me shqiptarët që jetojnë në SHBA do të zhvillohet paraditen e së shtunës, në orën 11:00 me orën lokale.

Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit si në takimet e tjera. Ndërkohë, fjalimet e konfirmuara janë ato të drejtuesit politik të diasporës Taulant Balla dhe kryeministrit Rama.

Në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik. Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI