Flash

LAJM I FUNDIT/ Plagoset me armë një 41-vjeçar në Peqin

Lapsi.al 24 October 2024
LAJM I FUNDIT/ Plagoset me armë një 41-vjeçar në Peqin

Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Peqin morën njoftimit mbrëmjen e kësaj të enjteje se në spitalin e qytetit është dërguar për mjekim, i plagosur në këmbë dyshuar me armë zjarri një 41-vjeçar. Policia thotë se i plagosuri është identifikuar me inicialet Sh.C., banues në Peqin. Menjëherë ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan u bë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. T, 26 vjeç.

Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami" Peqin, ai ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç. Shtetasi Sh. C., ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI