Flash

Lubonja: SPAK po godet personat, por jo sistemin

Lapsi.al 24 October 2024
Lubonja: SPAK po godet personat, por jo sistemin

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se SPAK po godet personat, por jo sistemin. Duke komentuar arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta në studion e emisionit “Open” në News 24, Lubonja tha se çështja më e rëndësishme është nëse SPAK kontrollohet ose jo nga Kryeministri Edi Rama.

“A kontrollohet SPAK nga Edi Rama, apo jo? Kjo është çështja në fund fare. Sikur SPAK të mos perceptohet, gjithnjë e më shumë, edhe nga këto ngjarjet që po ndodhin, si instrument në duart e mazhorancës dhe Edi Ramës, mund të ishim të gjithë të kënaqur. Por, një fjalë e vjetër thotë: “E mira matet me qëllimin”, pra varet nga se nisesh.

Ka dhe njerëz që shohin deri tek hunda e tyre që thonë: “Sa mirë ja bënë këtij Ilir Metës. Ka bërë korrupsion”. Problemi është se cili është qëllimi që u arrestua Ilir Meta. Drejtësia apo tjetër gjë? Mendimi është shkatërrimi i opozitës sepse për mua Edi Ramës kjo i ka mbetur. Kredibiliteti i tij për rezultatet është krejtësisht i munguar. Një përçarje dhe eliminim i opozitës, shfarosje andej dhe këtej e lë në krye andej dhe këtej.

Duke parë këto dosje që dalin zbulohet standardi i dyfishtë i SPAK-ut. Pashë dhe këtë dosjen e Metës që ka dalë gjithandej. Kur u bë me Metën, Rama u pyet pse bëri koalicion me të dhe tha se nuk ishte problemi tek individi, por sistemi. Ndaj unë po shoh drejtësinë e SPAK-ut nëse po godet sistemin apo personat. Unë them se po merret me personat dhe jo me sistemin.” – tha Lubonja. ©BW, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI