Flash

Plagosje/ Sherr mes dy shqiptarëve në Kos të Greqisë

Lapsi.al 24 October 2024
Plagosje/ Sherr mes dy shqiptarëve në Kos të Greqisë

Një sherr mes dy shqiptarëve në Kos të Greqisë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku një 42-vjeçar ka sulmuar me shtizë bashkëatdhetarin e tij 35 vjeç.

Ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur në kokë dhe duke i shkaktuar lëndim më të rëndë. Të dy shqiptarët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e ishullit, ku 42-vjeçari qëndroi për mjekim dhe do të ekzaminohet nga një mjek.

Dyshja janë arrestuar nga Policia e Sigurimit e cila ndaj të dyve ka ngritur kallëzim për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërsa ka konfiskuar edhe armën me të cilën është gjuajtur shtiza.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.2 lekë dhe do shitet me 98.9 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 91.8...

08:38

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI