Flash

World Justice/ Shqipëria rrëshqitje me shpejtësi drejt autokracisë

Lapsi.al 24 October 2024
World Justice/ Shqipëria rrëshqitje me shpejtësi drejt

Gjeografikisht jemi në kufi të Bashkimit Europian, por nga mënyra si qeverisemi, nga llogaridhënia e pushtetit, nga respektimi i të drejtave të njeriut apo nga niveli i korrupsionit, shqiptarët nuk arrijnë dot as vendet e Afrikës si Gambia apo Suriname, madje as Ukrainën e çorientuar nga lufta me Rusinë.

Konkluzionet i nxjerr raporti i Indeksit të Zbatimit të Ligjit, i publikuar nga organizata World Justice që prej vitesh lëshon sinjale shqetësuese se Shqipëria po rrëshqet drejt autokracisë.

Për ta kuptuar më mirë çfarë tregon raporti i Indeksit të Ligjit, vlen krahasimi me Vietnamin.

Republika Socialiste e Vietnamit sipas njëjtit raport, dy vite më parë, renditej në vendin e 84, kurse Shqipëria e ndiqte pas në vendin e 87. Pra me Vietnamin na ndanin 2 vende, Belize dhe Gambia.

Këtë vit, diferenca sipas World Justice është thelluar. Shikoni tabelën më poshtë.

[caption id="attachment_953094" align="alignnone" width="2296"]Raporti i World Justice per vitin 2024 Raporti i ëorld Justice per vitin 2024[/caption]

Republika Socialiste e Vietnamit është përmirësuar dhe pozicionohet në vendin e 81. Situata në Shqipëri është përkeqësuar dhe tani ajo pozicionohet në vendin e 89. Në mes qëndrojnë disa vende të Afrikës, apo edhe Ukraina.

Raporti i World Justice është tregues se qeveria jep më pak llogari, se abuzimi me pushtetin është gjithnjë e më i madh, se të drejtat e qytetarëve respektohen gjithnjë e më pak dhe se demokracia në tërësi është në përkeqësim.

Raporti tregon se Shqipëria është ende shumë larg vendeve të Bashkimit Europian drejt të cilave aspirojmë të integrohemi. Madje e kundërta po ndodh: po i ngjajmë vendeve të Azisë së Largët apo Afrikës, me nivel korrupsioni dhe autokraci të konsoliduara.

Shqipëria e ka një tregues kampion. Ky është niveli i korrupsionit. Prej vitesh renditemi në vendin e parë në Europë, sipas World Justice. Pak javë më parë të të njëjtin përfundim arrinte edhe një organizatë tjetër SELDI, (një organizatë e financuar nga Bashkimi Europian që vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në vendet e Europës Juglindore). Edhe sipas saj, qeverisja në Shqipëri konsiderohej më e korruptuara e Europës Juglindore.

Lexo më tej: Një popull, dy qeveri/ Çfarë i ndan shqiptarët andej dhe këtej kufirit 

Ndërkohë bie në sy se një trend të ngjashëm me Shqipërinë po ndjek edhe Serbia, që këtë vit ka një rënie drastike në renditjen e përgjithshme. Në krah të kundërt me ta lëviz Kosova dhe Mali i Zi që qëndrojnë shumë më lart për nga kriteret e qeverisjes dhe korrupsionit mes vendeve të rajonit./Lapsi.al

Të këshilluara

Tre VIDEO/ Si i paralajmëroi Rama arrestimet

Në 2025, Edi Rama do të organizojë votime, jo zgjedhje. Dhe për këtë po i shërben reforma në drejtësi dhe prokurorët dhe gjyqtarët e rinj. Kundërshtarët politik...

14:36

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI