Flash

Dhunuan personazhin e TikTok-ut, lirohet pas disa muajsh burg miku i Noizyt

Lapsi.al 25 October 2024
Dhunuan personazhin e TikTok-ut, lirohet pas disa muajsh burg miku i Noizyt

Lirohet pas disa muajsh nga burgu, Bahtjar Bajraktari, i njohur për publikun si DJ Crax. Ai u arrestua në muajin gusht bashkë me Noizyn në Shëngjin, të akuzuar për dhunimin e personazhit të TikTok, Medin Iseni në një klub nate në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se Prokurori i Shtetit ka kërkuar që ai të paraqitet një herë në javë në stacionin policor.

“I njëjti me urdhër-arrest të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar në Republikën e Shqipërisë dhe ka qëndruar mbi 70 ditë në paraburgim atje. Është ekstraduar nga Republika e Shqipërisë dhe i njëjti është ndaluar fillimisht për 48 orë pas intervistimit dhe njëkohësisht Prokurori i Shtetit ka kërkuar që i njëjti të paraqitet një herë në javë në stacionin policor”, tha Nikçi për Klankosova.tv.

Crax dhe Noizy u arrestuan pak muaj më parë në Pejë pas një sherri në një klub të njohur. Noizy u la i lirë, ndërkohë Stresi i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast vazhdon të jetë në arrati. Reperi u lirua me garanci pasurore prej 5 milionë lekë të rinj.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI