Flash

Shteti bektashi/ Baba Mondi: Asgjë konkrete përveç asaj që ka deklaruar kryeministri

Lapsi.al 25 October 2024
Shteti bektashi/ Baba Mondi: Asgjë konkrete përveç asaj që

Kryegjyshi Botëror i bektashinjve haxhi dede Edmond Brahimaj ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar në Mallakastër, ku pohoi përmediat se nuk ka ende asgjë konkrete lidhur me implementimin e idesë së kryeministrit Edi Rama për themelimin e një "shteti bektashi".

I njohur si Baba Mondi, Kryegjyshi Botëror i bektashinjve u tha gazetarëve se kur të ketë diçka të re, do të njoftohen. Gjithashtu ai shtoi se nukishte në aktivitetin në fjalë "për këtë punë", duke shmangur pyetje dhe përgjigje të tjera.

“Nuk ka asgjë konkrete përveç asaj që ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, dhe kur të ketë diçka të re, do të njoftoheni. Nuk kam ardhur për këtë punë këtu”, tha Baba Mondi.

Në fakt, kjo ishte hera e parë që Kryegjyshi Edmond Brahimaj pyetej nga mediat shqiptare për këtë çështje ku siç duket nuk pranoi të ndante asnjë detaj.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI