Flash

“Tërmet” në bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon thuajse të gjithë drejtorët

Lapsi.al 25 October 2024
“Tërmet” në bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon

Teksa përpara bashkisë së Tiranës po mbahej protesta e radhës e opozitës dhe shoqërisë civile, situata brenda godinës që drejtohet nga Erion Veliaj këtë të premte nuk ka qenë aspak e qetë. Dhe shkak nuk ka qenë protesta, që kohët e fundit nuk ka qenë e dhunshme, por një vendim i vetë Veliajt për të larguar pothuajse të gjithë drejtorët e institucioneve që ka në varësi.

Lapsi.al mësoi se vala e shkarkimeve ka prekur një sërë emrash që kanë mbajtur detyra të rëndësishme në bashki. Sipas të njëjtave burime Veliaj ka emëruar drejtorë të rinj të Ujësjellës - Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Tirana Parking, Kopshtit Zoologjik dhe Qytetit Studenti. Ndryshimet kanë prekur edhe disa prej qendrave sociale dhe muzetë që varen nga bashkia. Janë ende të paqarta arsyet e këtij vendimi.

Drejtorët e bashkisë së Tiranës janë përfolur shpesh për abuzime me paratë publike. Më skandalozja ka qenë ajo që njihet se “Skema 5D” që kishte në qendër një kompani të ngritur nga disa drejtorë të këtij institucioni që merrnin për vetë tenderat e bashkisë. Në burg janë për këtë aferë ish-drejtorët Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe ndërsa 6 zyrtarë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI