Flash

Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë, tregu në ndryshim

Lapsi.al 25 October 2024
Vendet e punës në Shqipëri po transferohen jashtë, tregu

Shqipëria jo vetëm nuk po përfiton nga tendenca e nearshoring (delegimi i prodhimit në tregje të tjera), por përkundrazi dhe ato vende pune që janë po mbyllen e proceset po transferohen jashtë. Rritja e kostove të punës dhe humbjet që solli rënia e euros bëri që shumë fabrika që prodhojnë në Shqipëri veshje, këpucë, ushqime etj, të transferohen jashtë vendit.

“21% punëtorë shqiptarë thonë se një pjesë e punës së bërë në vendin e tyre të punës është zhvendosur në një vendndodhje ose shtet tjetër (14% në Ballkanin Perëndimor dhe 16% në BE)” thuhet në rezultatet e Anketës Europiane për Aftësitë dhe vendet e Punës për vitin 2023.

Transferimi i vendeve të punës për shkak të rritjes së kostove në Shqipëri ishte shumë më i lartë se në vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës. Siç tregon anketa, tregu i punës në Shqipëri po përjeton një tranzicion të madh. Rreth një e treta e punëtorëve shqiptarë kanë përjetuar futjen e teknologjive të reja digjitale në vendin e tyre të punës.

Të anketuarit u pyetën për ndryshimet që kishin ndodhur në vendin e tyre të punës gjatë 12 muajve të fundit për sa i përket menaxhimit, vetë punës, teknologjive të reja digjitale, produkteve ose shërbimeve të reja, apo zhvendosjes së prodhimit.

Për shembull, rreth një në tre (35%), tregojnë se janë prezantuar teknologjitë e reja digjitale (26% në wB5 dhe 43% në BE). Për më tepër, gati gjysma e tyre (47%) thonë se janë zhvilluar produkte ose shërbime të reja në vendin e tyre të punës (38% në WB5 dhe 37% në BE) dhe janë integruar metoda të reja të menaxhimit (45% kundrejt 30% në WB5 dhe 35% në BE).

Futja e teknologjive të reja digjitale raportohet më shpesh nga punëtorët më të rinj (53% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 21%-35% në grup moshat e tjera).

Në mënyrë të ngjashme, 66% e atyre në profesione të kualifikuara raportojnë për një ndryshim të tillë. Ndryshime të tilla ndodhën gjithashtu më shpesh në sektorin publik,dhe pjesëmarrjen e punëtorëve të moshës madhore në arsimimin dhe trajnimin e mëtejshëm. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe evidencës mbi ekspozimin e punëtorëve ndaj teknologjive digjitale dhe ndikimit të tyre në nevojat për aftësi./Monitor/

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI