Flash

Zbulohen detaje nga jeta e Metës në burg/ Në qeli më vete, kërkoi vend për stërvitje

Lapsi.al 25 October 2024
Zbulohen detaje nga jeta e Metës në burg/ Në qeli më vete,

Ish-Presidenti i Republikës dhe aktualisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u transportua drejt burgut 313 pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që e la në masën "burg pa afat". Gazetarja e TCH, Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga jeta në burg e Metës dhe çfarë ndodhi përpara se të shkonte në qeli.

“Ilir Meta është transportuar drejt 313-ës, e cila ndodhet fare pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Përgjatë këtyre orëve, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, Ilir Meta është mbajtur në observim, që konsiderohet ndryshe si zona e tranzitimit.

Siç më bëjnë me dije burime zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve, Ilir Metën është dërguar në sektorin B, ka përfunduar fazën e observimit. Ai është mbajtur në survejim nga psikologët, gjithashtu janë bërë kontrolle mjekësore.

Pasi ka përfunduar kjo fazë, ka marrë statusin e të paraburgosurit. Këto kontrolle mjekësore bëhen kundrejt çdo shtetasi që mbahet në fazën e observimit, menjëherë që gjykata shpall masën arrest me burg për çfarëdo vepre të mundshme penale”, - tha gazetarja për “Breaking” në Top News.

Më pas ajo u ndal dhe te kërkesat e Metës, i cili kishte kërkuar palestër dhe ambient për të kryer aktivitetet sportive.

“Më është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që Ilir Meta është vendosur që të qëndrojë i vetëm në qeli. Siç më bëjnë me dije burime shumë të sigurta, Meta ka kërkuar ambient për aktivitet sportiv, ka kërkuar dhe ka pyetur punonjësit e 313-ës nëse kishte apo jo palestër ku të merrej me sport.

Kjo ka qenë kërkesa e tij e parë. Më është konfirmuar që pas vizitave mjekësore që janë rutinë, është konstatuar që Meta nuk vuan nga asnjë problem shëndetësor dhe këto të dhëna janë shkruar në kartelën e tij, sikurse dhe gjendja psikologjike, që psikologët dhe punonjësit e shërbimit social kanë shënuar që gjendja e tij paraqitet e qetë.

Ditën e djeshme, institucionet e burgjeve, në qelinë që e kanë akomoduar në sektorin B, i kanë instaluar gjithashtu dhe një televizor, ndërsa janë pranuar veshje nga jashtë, të cilat i kanë sjellë anëtarë të familjes së tij. Gjithashtu janë pranuar dhe produkte ushqimore”, - tha ndër të tjera gazetarja. /TCH

Të këshilluara

Të dielën ndryshon ora

Ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor 2024, akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore. Akrepat do të shkojn...

20:01

E rëndë në Itali/ Humb jetën 14-vjeçarja

Një adoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14 vjeç, vdiq mëngjesin sot (25 tetor) në Piacenza të Italisë pasi ra nga çatia e një pallati 7 katësh. Rënia e ...

19:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI