Flash

Berisha: Kudo që lëviz Rama dhe hajdutët e tij duhet ta rrethojmë me protesta

Lapsi.al 26 October 2024
Berisha: Kudo që lëviz Rama dhe hajdutët e tij duhet ta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që janë që të reagojnë ndaj përfaqësuesve të rilindjes dhe kryeministrit Edi Rama, kudo që ata të shkojnë.

Ai përshëndeti protestën e sotëm të qytetarëve në New York, duke u thënë se shqiptarët në Nju Jork. Kryedemokrati tha se diaspora dha mesazhin se Rama është një diktator i urryer që ka zbrazur Shqipërinë si asnjë pushtim tjetër.

Fjala e Berishës:

"Kundër kryehajdutit të kombit dhe e strukën, e zverdhën aty ku ishte futur. Mirënjohje vëllezër dhe motra, beteja juaj për Shqipërinë, beteja juaj për kombin është oguri i fitores tonë. Të dashur miq, sot qindra e qindra shqiptarë, atdhetarë, patriotë, të cilët nuk mundet kurrë të pranonin tradhtarin më të madh të historisë së kombit, argatin publik të Aleksandër Vuçiçit, njeriun që duke shkelmuar gjakun e dhjetëra po dhe qindra e mijëra shqiptarëve të rënë gjatë një shekulli për lirinë e Kosovës, pavarësinë e saj, kërkonte ta ndante copë copë me Beogradin, vetëm e vetëm për të plotësuar dëshirat, për të zbatuar projektet ogurzeza antishqiptare të racistëve serbomëdhenj në Beograd.

Sot shqiptarët në Nju Jork, metropolin e SHBA dhe të botës, i dhanë mesazhin më të shkëlqyer shqiptarëve se Edi Rama, ky kryehahajdut i kombit, ky armik i egër që ka zbrazur Shqipërinë sa asnjë pushtim tjetër, në SHBA nuk mund të pritet veçse me protesta. Me protesta të fuqishme. Dhe ata u treguan qytetarëve të Nju Jorkut, por edhe zyrtarëve të SHBA se miku i Aleksis Sorosit është armik i egër i kombit shqiptar. Dhe se ai, është një diktator i urryer nga çdo shqiptar i vërtetë. Kudo që lëviz Edi Rama ta rrethojmë me protestë, të pritet siç meriton hajduti, të pritet siç e meriton tradhtari i kombit. Kudo që rend Mazniku i tij, vezë dhe domate surratit pa ia kursyer. Të pritet, siç ia pritën kryehajdutit në Nju Jork. Kudo që të shkojë Lubi Balluku, të pritet siç e meriton. Kjo hajdute që ndërton rrugë duke ndarë para me Edi Ramën me çmime 10 herë më të larta se në Kroaci.

Kudo që të shkojë Ulziu, të pritet siç e meriton. Sepse i ka shndërruar burgjet në shtëpi publike për t’u pasuruar vetë dhe soji i tij. Miq, kjo është beteja jonë me diktaturën, kjo është rruga e fitores." tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI