Flash

I dënuar me burgim të përjetshëm, kapet në Spanjë 43-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 26 October 2024
I dënuar me burgim të përjetshëm, kapet në Spanjë

Policia Kombëtare Spanjolle ka arrestuar në aeroportin e Manises një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kërkohej nga autoritetet belge. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë.

Arrestimi ndodhi rreth orës 20.30 të së enjtes kur agjentët e caktuar në postën kufitare në aeroportin e Manises mësuan për mbërritjen me një fluturim nga Shqipëria, në të cilin po udhëtonte një burrë i cili kishte një Urdhrin Europian të Paraburgimit dhe Dorëzimit (OEDE ) në fuqi lëshuar nga autoritetet belge, për dhënie informacioni për kryerjen e një vrasjeje.

Menjëherë është vendosur një pajisje për lokalizimin dhe ndalimin e tij, pasi ai mund të tentonte të hynte në Spanjë me dokumentacion fals. Agjentët e gjetën burrin teksa po përgatitej të kalonte kontrollin e pasaportave. Pas marrjes së masave për identifikimin e plotë të tij, ai u arrestua si autor i dyshuar i krimeve të përkatësisë në organizatë kriminale, vrasje dhe sulm me plagë të rënda.

Në janar 2022, i arrestuari tashmë, anëtar i një organizate të rrezikshme kriminale të armatosur, u dha vrasësve të tij informacione për një burrë. Sipas fakteve të dëshmuara, bashkëpunimi i tyre ka lejuar që të qëllohet ky viktimë kur ai do të hynte në shtëpinë e tij në Belgjikë. Për këtë arsye ai u dënua në vendin belg me dënim të përjetshëm. I arrestuari tashmë është vënë në dispozicion të Gjykatës Kombëtare për të nisur procedurat për dorëzimin pranë autoriteteve belge. Aty e pret një dënim me burgim të përjetshëm

Të këshilluara

I riu shqiptar kapet me drogë në Itali

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me drogë. Pasi policia e ka identifikuar 25-vjeçarin, ai ka tentuar të ikë me biçikletë. Gjithasht...

17:02

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI