Flash

Tentoi të vjedhë xhiron e marketit, vihet në pranga 34-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 26 October 2024
Tentoi të vjedhë xhiron e marketit, vihet në pranga

Një 34-vjeçar u arrestua sot pasi tentoi të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në lagjen nr. 1 Durrës. Punonjëset e marketit janë përpjekur të pengojnë të riun të merrte lekët ndërsa kanë njoftuar dhe policinë për ndihmë.

34-vjeçari duke mos realizuar dot vjedhjen është munduar të largohet dhe në përpjekje për t'u larguar ka dëmtuar lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit, informoi sot policia e Durrësit.

Me të marrë njoftimin policia shkoi në vendin e ngjarjes duke arrestuar autorin, O.Z. 34 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, të cilin e kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Të këshilluara

I riu shqiptar kapet me drogë në Itali

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me drogë. Pasi policia e ka identifikuar 25-vjeçarin, ai ka tentuar të ikë me biçikletë. Gjithasht...

17:02

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI