Flash

Yildiz: "Juve, ëndërroj një gol kundër Interit, me gjuhën jashtë si Del Piero"

Lapsi.al 26 October 2024
Yildiz: "Juve, ëndërroj një gol kundër Interit, me

"Festimi me gjuhën jashtë si Del Piero lindi në San Siro? Vërtet? Nuk e dija... kështu që do të përpiqem ta përsëris nesër": nga këto fjalë tashmë mund të kuptohet përse Juventus nuk kishte frikë të dorëzonte fanellën me numër 10 te Kenan Yildiz. Turku i lindur në vitin 2005 kërkon vazhdimësi loje dhe minuta dhe ëndërron një ndeshje të madhe kundër Interit të dielën në mbrëmje: “Të mposhtim ata do të na jepte shumë energji pozitive. Jemi të fortë dhe shkojmë në Milano për të fituar. Kampionati është i gjatë, ka shumë ndeshje dhe ne duhet të marrim sa më shumë pikë”.

Yildiz, duke folur për Gazzetta dello Sport, nuk e fsheh admirimin e tij për Del Pieron: “Për mua ai ka qenë gjithmonë një legjendë. Kur shënova ndaj Frosinone mora peshqirin e tij si dhuratë dhe prej andej lindi një raport i bukur”. Nga aty te numri 10 në fanellë ishte vetëm një hap: “E di që është një numër i rëndë, shpresoj të jem në lartësinë e tij, por si unë ashtu edhe familja ime jemi shumë të lumtur që e morëm këtë fanellë”.

Lexo më tej: Video/ Yildiz shënon si Del Piero e feston si ai, duke i thyer rekordin historik: shihni golat të krahasuar

Në fund, kur u pyet për të ardhmen e tij te Juventus, Yildiz u përgjigj: "Nuk mund të parashikohet, por shpresoj të kem një karrierë të shkëlqyer këtu. Jam i vetëdijshëm se sa shumë beson klubi tek unë dhe e vlerësoj shumë, prandaj përpiqem për të dhënë më të mirën time”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI