Flash

Cristiano Ronaldo bën një apel, kërkon këtë person: miliona njerëz të përfshirë

Lapsi.al 27 October 2024
Cristiano Ronaldo bën një apel, kërkon këtë person:
Një apel i papritur, që ka arritur miliona njerëz, të gjithë të përfshirë në kërkimin e një njeriu: “Po e kërkoj! Çdo informacion do të ishte i mirëpritur,” shkroi Cristiano Ronaldo në llogarinë e tij në X. Një postim që, teksa shkruajmë, është parë nga plot 75 milionë përdorues; gjithsesi, kampioni 39-vjeçar portugez është një nga njerëzit më të ndjekur në rrjetet sociale në mbarë botën. ‘Gjuetia për njeriun’ nisi të premten pasdite, me publikimin nga Ronaldo të një videoje ku shihet një tifoz i Al Nassr – me fanellën e pesë herë fituesit të Topit të Artë të kthyer mbrapsht, pra me emrin e stampuar përpara – ndërsa emocionohet dhe brohoret për Cristianon, i cili ishte në fushë para tij në atë moment.

Cristiano Ronaldo kërkon të gjejë tifozin e përlotur para tij

Ky episod prekës ndodhi gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Azisë, ku Al Nassr udhëtoi të martën e kaluar për t’u përballur me skuadrën iraniane Esteghlal, ndeshje që u luajt jo në Teheran, por në një fushë neutrale në Dubai. Sfida u fitua 1-0 nga skuadra e Ronaldos, që ishte në fushë gjatë gjithë ndeshjes dhe festoi së bashku me shokët e skuadrës golin vendimtar të Aymeric Laporte në minutën e 81-të. Një gol që, në orët e mëvonshme, u la në hije nga viraliteti i jashtëzakonshëm i pamjeve të tifozit të përlotur përballë kampionit nga Madeira, ndërsa këndonte emrin e tij. Pamjet mbërritën te Ronaldo dhe ai i shpërndau ato në çdo cep të botës për të kërkuar ndihmë nga kushdo që mund të identifikojë atë person dhe ta vendosë në kontakt me të, ndoshta për të organizuar një takim personal. Nëse ajo ishte reagimi i tifozit nga tribunat, dhjetëra metra larg Cristianit, nuk është e vështirë të imagjinohet emocioni i tij nëse vërtet do të kishte mundësinë të afrohej pranë kampionit portugez.
@crisnaldoxedits This man started crying after seeing Cristiano Ronaldo 🥰 #cristianoronaldo #fy #ronaldo #fyp #alnassr #fan #blowthisup ♬ original sound - Crisnaldo07
Ndërkohë, Al Nassr dje ishte i angazhuar në kampionat, por u ndal papritur në një barazim në transfertë kundër Al Kholood, një skuadër e klasifikimit të ulët në Saudi Pro League. Një rezultat 3-3, i arritur në kohën shtesë, në fund të një ndeshjeje në të cilën nuk mori pjesë Ronaldo, i cili nuk u grumbullua nga Stefano Pioli në kuadër të menaxhimit të rikuperimit të kampionit 39-vjeçar pas lodhjeve të ndeshjeve të kupës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI