Flash

Humb jetën lojtari 25 vjeçar, Holden Trent: “I bënte më të mirë ata që e rrethonin”

Lapsi.al 27 October 2024
Humb jetën lojtari 25 vjeçar, Holden Trent: “I bënte
Holden Trent, vetëm 25 vjeç, ka ndërruar jetë. Ky portier i ri që luante për Philadelphia Union, u shua sot pasi ishte shtruar në repartin e terapisë intensive të spitalit kryesor të qytetit në orët e fundit. Shkaqet e vdekjes së Holden mbeten ende të panjohura. Lajmi është konfirmuar nga klubi i tij dhe gjithashtu nga familja përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Holden, lindur në vitin 1999 në Shtetet e Bashkuara, kishte shpresa të mëdha për të arritur sukses në Major League Soccer dhe, mbase, për të fluturuar drejt arritjeve të mëdha. Karriera e tij ishte e gjitha brenda vendit, duke kaluar nëpër ekipe të kolegjeve, dhe u kurorëzua kur u zgjodh nga Philadelphia në draft-in e fundit – një mundësi që dukej me fat. Edhe pse ende nuk kishte pasur asnjë paraqitje në kampionatin më të lartë amerikan, Trent shpresonte të kishte shansin e tij në muajt e ardhshëm. Por kjo nuk ndodhi për të, duke u larguar shumë herët nga kjo botë.

REAGIMET PREKËSE TË KLUBIT E FAMILJES

Kjo është deklarata prekëse e Philadelphia Union: “Jemi të tronditur nga largimi zemërthyes i Holden Trent. Edhe pse ishte një lojtar i mrekullueshëm dhe një kundërshtar i vendosur, ai ishte mbi të gjitha një djalë, një vëlla, një i fejuar dhe një shok skuadre i përkushtuar që i bënte më të mirë ata që e rrethonin. Ai mishëronte kuptimin e vërtetë të vendosmërisë, përkushtimit dhe këmbënguljes, dhe do të na mungojë pafundësisht. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e tij, të fejuarën dhe miqtë e tij. Për respekt ndaj miqve dhe familjes së Holden, nuk do të ketë deklarata të tjera në këtë moment dhe kërkojmë që privatësia e tyre të respektohet gjatë kohës që janë në zi". Edhe deklarata e familjes ka të njëjtën ndjesi dhe ka vendosur për momentin të mos sqarojë arsyet e vdekjes së Trent: “Dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për mendimet dhe lutjet tuaja në këtë moment të vështirë. Holden u largua këtë pasdite i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij. Detajet mbi shërbimet dhe ceremoninë e jetës së tij do të jenë së shpejti të disponueshme. Familja jonë është thellësisht e prekur që shohim dhe ndjejmë dashurinë që të gjithë ju keni për Holden”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI