Flash

Përmendi Diddy në fjalim, Selena Gomez kërkon falje

Lapsi.al 27 October 2024
Përmendi Diddy në fjalim, Selena Gomez kërkon falje

Selena Gomez është komentuar së fundmi në rrjet pas ngatërrimit që bëri në Benefit të saj të Rare Impact Fund.

Gjatë fjalimit të saj në këtë ngjarje, Gomez bëri një thirrje për shumë organizata bamirëse, duke përfshirë Shërbimet e Shëndetit Mendor Didi Hirsch (DHMS), e cila ndihmon në parandalimin e vetëvrasjes tek të rinjtë.

“Ata janë të përkushtuar ndaj shëndetit mendor të të rinjve, nga trajnimi për parandalimin e vetëvrasjeve dhe linja e tyre e shpëtimit për Teen Line,” ndau këngëtarja, sipas një videoje të siguruar nga TMZ. “Jam shumë e nderuar që punoj me krijues të tillë të jashtëzakonshëm.”

Gomez më pas prezantoi drejtorin ekzekutiv të DHMS "Didi"  të cilin ajo e quajti aksidentalisht "Diddy".  Alumja e Disney-t i reagoi pas gabimit të saj, duke u thënë pjesëmarrësve: "Më falni".

@tmz #SelenaGomez made a tiny #Diddy-related slip during a speech at her L.A. charity event Thursday night 😱 Read the full #exclusive ♬ original sound - TMZ

Sean "Diddy" Combs po vazhdon të jetë titull kryesorë mes betejave të tij ligjore të vazhdueshme. Reperi  u arrestua muajin e kaluar në Manhatan. Combs akuzohet se ka abuzuar, kërcënuar dhe detyruar gratë “për të përmbushur dëshirat e tij seksuale, për të mbrojtur reputacionin e tij dhe për të fshehur sjelljen e tij”, sipas aktakuzës prej 14 faqesh të lëshuar pas arrestimit të tij.

Ai është deklaruar i pafajshëm për akuza të ndryshme, duke përfshirë trafikim seksual me forcë, mashtrim ose detyrim dhe transport për t'u përfshirë në prostitucion.

Combs është goditur gjithashtu me disa padi civile që pretendojnë sulm seksual dhe përdhunim. Një padi e fundit pretendon se ish-majati drogoi dhe  përdhunoi një vajzë 13-vjeçare me dy të famshëm të tjerë pas VMA-ve në 2000.

 

Të këshilluara

Lucas Bravo heq dorë nga "Emily in Paris"?

Lucas Bravo deklaroi së fundmi se ishte "i lodhur" nga seriali hit,  "Emily in Paris". Sipas Times, në një intervistë të fundit me gazetën franceze Le Figaro...

20:10

Justin Timberlake anulon shfaqjet e turneut

Justin Timberlake është detyruar të shtyjë gjashtë data të tjera në turneun e tij Botëror Forget Tomorrow. Artistii zbuloi se ka qenë i sëmurë dhe duhet të ri...

17:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI