Flash

United, 'lëmoshë' te City: "Do na merrni edhe ne me avion?". Përgjigja është epike

Lapsi.al 27 October 2024
United, 'lëmoshë' te City: "Do na merrni edhe ne me

Njëherë e një kohë, Manchester United dominonte në mënyrë evidente në Premier League dhe Evropë. Njëherë e një kohë, Manchester United nuk kishte probleme financiare dhe nuk kishte pse të kërkonte ndihmë nga askush. Njëherë e një kohë ishte Manchester United i Sir Alex Ferguson... E gjithë kjo nuk ekziston më dhe Djajtë e Kuq janë bërë një skuadër normale me ngritjet e tij, të pakta dhe uljet, të shumta. Nuk shërbyen për asgjë lojtarët e shumtë që ndërroheshin çdo vit, trajnerë të ndryshëm që erdhën në pankinë, ndryshimi i pronësisë, investitorët e rinj. Në vend që të përmirësohet, situata bëhet më keq. Tani, siç raporton Daily Mail, United ka shkuar aq larg sa të kërkojë favore nga kushërinjtë e tyre të Manchester City.

"DO NA MERRNI EDHE NE ME VETE?"

Me rastin e ceremonisë së “Topit të Artë”, United duhet të dërgojë të rinjtë e tyre Mainoo dhe Garnacho në garë për trofeun Kopa. Të dy, megjithatë, mund të mos dinë si të shkojnë në Paris dhe si të kthehen në Mançester. Arsyeja? Rishikimi i shpenzimeve i zbatuar nga pronarët e United, të cilët menduan të "poshtërojnë veten" kështu: ata i kërkuan një fluturim falas kushërinjve të tyre të City, që kanë një avion privat.

Lexo më tej: Pas 38 vitesh, United largon Sir Ferguson: Klubi po kursen, duke prishur kontratën me legjendën e tij

Përgjigja është elokuente: "Na vjen keq, por gjithçka është plot". Kështu Djajtë e Kuq tani po kërkojnë një avion që mund të shoqërojë dhe sjellë lojtarët e tij në shtëpi. Rënie totale, edhe në imazh.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI