Flash

Zjarr në një pallat në Lezhë, evakuohen banorët

Lapsi.al 27 October 2024
Zjarr në një pallat në Lezhë, evakuohen banorët

Një pallat është përfshirë nga flaket si pasojë e një defekti elektrik në automatet e ndërtesës mbrëmjen e kësaj të shtune në Lezhë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Mediat raportojnë se fatmirësisht nuk ka të lënduar përveç një të moshuari që është nxjerrë në gjendje asfiksie. Përhapja e tymit dhe flakëve ka qenë e menjëhershme duke shkaktuar panik te banorët të cilët kanë dalë jashtë ndërtesës. Ekspertët janë duke punuar për të zbuluar arsyet e zjarrit.

"Rreth orës 17:55, në rrugën “Shtraus", në Lezhë, në një pallat ka marrë flakë kabina elektrike. Shërbimet e zjarrfikses dhe shërbimet e Policisë bënë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit" - thuhet në njoftimin e policisë.©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Lezhë (FOTO)

Aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Burime bëjë me dije se si pasojë e goditjes...

16:51

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI