Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Gjendet rastësisht pas 200 vjetësh një vals i shkruar me dorë nga Chopin

Lapsi.al 28 October 2024
Gjendet rastësisht pas 200 vjetësh një vals i shkruar me

Zbulim sensacional në Bibliotekën dhe Muzeun Morgan në Nju Jork. Një dorëshkrim i panjohur nga Chopin u gjet rastësisht mes disa relikeve në një kasafortë. Zbulimin e bëri kuratori i muzikës Robinson McClellan. Teksa po kërkonte nëpër disa artikuj, McClellan vuri re një dorëshkrim të rrënuar me një emër të veçantë në krye, Chopin.

Ai menjëherë bëri një foto dhe ia dërgoi Jeffrey Kallberg, një studiues i kompozitorit polak në Universitetin e Pensilvanisë. “Isha i tronditur – tha Kallberg për mediat amerikane – e dija që nuk e kisha parë kurrë më parë”. Pas analizave të kujdesshme, Biblioteka Morgan arriti në përfundimin se ai ishte një vals i panjohur nga Chopin, një zbulim unik në më shumë se gjysmë shekulli. Dorëshkrimi daton midis viteve 1830 dhe 1835, në kohën kur kompozitori ishte 20 vjeç.

Studiuesit kanë nxjerrë në pah disa veçori. Megjithëse konsiderohet si një vepër e plotë, valsi është më i shkurtër se të tjerët të Chopin, vetëm 48 linja dhe një reprizë gjithsej 80 sekonda. Vepra është në një minor dhe përfshin gjithashtu një forte të trefishtë. I përcaktuar si "poeti i pianos", Chopin vdiq në Paris në 1849 në moshën 39-vjeçare. ©ANSA, LAPSI.al

Frederic Chopin by Wodzinska

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI