Flash

Izraeli e konsideron terrorist, dhunohet brutalisht në burg "Mandela i Palestinës"

Lapsi.al 28 October 2024
Izraeli e konsideron terrorist, dhunohet brutalisht në burg "Mandela i

Marwan Barghouti, i burgosuri palestinez u sulmua nga anëtarët e shërbimit të burgut izraelit në qelinë e tij të izolimit. Lajmin e dhunimit të tij e konfirmuan grupet palestineze për të drejtat e të burgosurve.

Anëtarët e njësive të represionit të shërbimit të burgut rrahën Marwan Barghouti në qelinë e tij në burgun "Megiddo" në Izraelin verior më 9 shtator. Komiteti Palestinez për Çështjet e të Burgosurve dhe Shoqata e të Burgosurve thanë se njoftimet për dhunimin janë bërë sot më 28 tetor.

Organizatat morën informacione për rrahjen brutale të Marwan Barghoutit nga një avokat që arriti të takonte të burgosurin palestinez të dielën, në vizitën e tij të parë në tre muaj. Sulmi shkaktoi plagë të shumta në trupin e Barghouti, në brinjë por edhe gjakderdhje në veshin e djathtë dhe një plagë në dorën e djathtë, si dhe dhimbje në shpinë. Shërbimi i burgjeve të Izraelit nuk pranoi t'i përgjigjet pyetjeve të AFP.

Kush është Marwan Barghouti, "Mandela i Palestinës"

Ish-zyrtari i Fatahut, Marwan Barghouti po vuan dënimin e përjetshëm. Ai u arrestua nga autoritetet izraelite në vitin 2002 dhe u dënua në vitin 2004. Ai konsiderohet si një "terrorist" nga Izraeli. Drejtësia izraelite vendosi pesë dënime të përjetshme ndaj tij për vrasje për rolin e tij në Intifadën e dytë (2000-2005).

Ai mbetet një figurë jashtëzakonisht popullore, sipas sondazheve të opinionit në territoret palestineze, dhe është mbiquajtur "Mandela e Palestinës". Emri i tij është në listën e të burgosurve palestinezë, lirimi i të cilëve ka të ngjarë të kërkohet në bazë të një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit.

Emri i tij është gjithashtu i pari që përmendet në artikujt e analistëve ndërkombëtarë në kontekstin e supozimeve për përbërjen e mundshme të një lidershipi të ardhshëm palestinez. Organizatat joqeveritare palestineze raportojnë se Marwan Barghouti është sulmuar dy herë që kur u vendos në izolim.

Të këshilluara

NATO: Korea e Veriut po vret ukrainasit

NATO-ja konfirmoi të hënën se trupa koreano-veriore janë dërguar në Rusi për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës dhe se një pjesë e tyre është dislokua...

17:27

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI