Flash

Japoni/ Partia në pushtet humbet shumicën në zgjedhje

Lapsi.al 28 October 2024
Japoni/ Partia në pushtet humbet shumicën në zgjedhje

Kryeministri konservator i Japonisë Shigeru Ishiba (në foto) përballet me një të ardhme të pasigurt pasi koalicioni i tij qeverisës humbi shumicën në zgjedhjet për dhomën e ulët të parlamentit. Partia e tij Liberal Demokratike (LDP) e tronditur nga një skandal donacionesh dhe partneri i saj i vogël Komeito, do të mbajnë vetëm 215 nga 465 mandatet në parlament, duke humbur kështu objektivin e tyre minimal për të mbajtur të paktën shumicën. Më parë, kampi i koalicionit qeveritar qeveriste me një shumicë komode prej 288 mandatesh në dhomën e ulët të parlamentit. Ishiba tani duhet të përpiqet të gjejë partnerë të tjerë për të formuar një qeveri të qëndrueshme.

Ishiba u bë kryeministër vetëm në fillim të tetorit 

Partia kryesore opozitare, Partia Demokratike Kushtetuese e Japonisë e ish-kryeministrit Yoshihiko Noda, e shtoi dukshëm mbështetjen, por gjithashtu nuk ka një shumicë.

Parlamenti tani duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme brenda 30 ditëve, më pas të dyja dhomat duhet të votojnë për kryeministrin. Po të zgjidhet Ishiba, ai do të formojë një kabinet të ri. Megjithatë, nëse Parlamenti zgjedh një kryeministër të ri, mandati i Ishibas do të ishte më i shkurtri në Japoninë e pasluftës, siç theksohet nga mediat japoneze pas zgjedhjeve të dhomës së ulët. Ishiba u bë kryeministri i ri i Tokios në fillim të tetorit.

Kampi opozitar në Japoni i fragmentuar 

Nëse askush nuk merr shumicën në votimin për kryeministrin në Parlament, mund të zhvillohet një balotazh midis Ishiba dhe Nodas. Gjatë zgjedhjeve për në dhomën e ulët, partia e Nodës përfitoi kryesisht nga zemërimi i votuesve pas skandalit të donacioneve për partinë LDP. LDP-ja dhe partia e Nodës pritet të fillojnë të bisedojnë me partitë e tjera opozitare me synimin për të krijuar një koalicion apo aleancë. Kampi i opozitës në Japoni është shumë i fragmentuar.

Skandale tronditën partinë në pushtet 

Menjëherë pas zgjedhjes së tij si kryetar i LDP dhe fillimit të detyrës si kryetar i qeverisë në fillim të tetorit, Ishiba shpalli zgjedhje të reja për të siguruar mbështetje për politikën e tij të reformës. Të dyja funksionet janë të lidhura ngushtë. Paraardhësi i tij, Fumio Kishida, dha dorëheqjen në gusht, pasi LDP humbi masivisht popullaritet pas një skandali të donacioneve partiake. Për më tepër, reputacioni i partisë vuajti nga inflacioni i lartë.

Ishiba, 67 vjeç, kishte bërë të ditur se donte të rigjallëronte rajonet e dobëta ekonomikisht dhe t'i përgjigjej rënies së popullsisë së Japonisë me masa miqësore për familjen, siç është orari i zhdërvjellët i punës. Ai foli gjithashtu në favor të një aleance ushtarake rajonale sipas modelit të NATO-s - por tha edhe se kjo "nuk do të ndodhte brenda natës"./DW 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI