Flash

Policia 'kërcënon' me ndjekje penale nëse opozita bllokon rrugët nesër

Lapsi.al 28 October 2024
Policia 'kërcënon' me ndjekje penale nëse opozita

Sa i përket protestës së nesërme të thirrur nga opozita, Policia e Shtetit thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimit e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private. Gjithashtu, ata u kanë bërë thirrje organizatorëve dhe protestuesve që të mos bllokojnë rrugët pasi do të përballen me pasoja penale.

“Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo më tej: Protesta/ Ja si do të shpërndahen deputetët e PD-së në disa nga akset e vendit 

Partia Demokratike ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të mbahet protesta e tyre e radhës.

Lidhur me këtë tubim të demokratëve ka ardhur dhe një reagim nga Policia e Shtetit të cilët kanë bërë me dije se organizatorët kanë paraqitur kërkesën për zhvillimin e protestës, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 29.10.2024, në disa akse rrugore kryesore në vend, konkretisht: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Meta tek 313/ Zbulohet kush e ka vizituar

Ilir Meta ka zhvilluar sot takimin e parë në ambientet e paraburgimit 313-të, ku edhe ndodhet prej një jave. SPAK ka dhënë leje që ish-presidenti i Republikë...

15:33

Interpol konfirmon arrestimin e Durim Bamit

Interpol i Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamit. Bami pritet të sillet në Shqipëri me të njëjtën mënyrë që u soll...

14:59

Pse gjuhët e reja shpiken nga binjakët

Deri në 50% e binjakëve zhvillojnë modelin e tyre të komunikimit me njëri-tjetrin. Shumica e humbasin me kalimin e kohës, por për binjakët Youlden është bërë nj...

14:14

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI