Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Sekuestrohen kontenierët me mbetje toksike/ Vendimi i Prokurorissë së Durrësit

Lapsi.al 28 October 2024
Sekuestrohen kontenierët me mbetje toksike/ Vendimi i Prokurorissë

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 102 kontenierë me mbetje toksike në anijen Moliva, e cila mbërriti këtë mëngjes në port. Anija Moliva u nis 3 muaj më parë nga Shqipëria në Tajlandë, por u kthye mbrapsht, pasi dyshohet se ngarkesa përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike. Autoritetet tajlandeze i refuzuan ato, pas një alarmi të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.

"Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr. 1596/2024.Të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës", njofton Prokuroria e Durrësit.

 

 

Ngarkesa u nis në muajin korrik nga porti shqiptar, si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare “Sokolaj”, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Ndërsa, banorët dje organizuan një protestë në portin e Durrësit, ku shprehen shqetësimet e tyre në lidhje me kthimin e kontenierëve. Në port, u shpalos një banderolë me mbishkrimin "Mbetje të rrezikshme, qeveri toksike". Protestuesit u mblodhën përpara portit ku anija “Moliva” pritet të sjellë 200 kontenierë të dyshuar për përmbajtje të rrezikshme, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për të parandaluar çdo rrezik për shëndetin publik dhe mjedisin.

Mbetjet toksike të cilat kaluan nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, mbi të cilat po hetojnë autoritet shqiptare bashkë me Olaf, thuhet se u nisën nga impianti 'Kurum' pranë metalurgjikut në Elbasan. Mbetjet toksike më pas i ka shitur tek kompania 'Sokolaj'. Më pas, 'Sokolaj' ia ka shitur këtë sasi simotrës së saj në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë, ndërsa kontejnerët janë nisur nga porti i Durrësit me destinacion fundor Tajlandën më 4 korrik 2024. Udhëtimi i kontejnerëve të dyshuar ka vënë alarmin në shumë vende që kur u ngarkuan në portin shqiptar të Durrësit në korrik. Tajlanda refuzoi të pranonte dërgesën pasi u njoftua për përmbajtjen e saj të rrezikshme nga grupet mjedisore. Pluhuri i furrës, i cili kërkon trajtim, është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.

Të këshilluara

Kreu i Ballit Kombëtar paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Roshi ka shkuar në SPAK në orët e para të mëngjesit. ...

10:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI