Flash

Shawn Mendes flet për aludimet mbi seksualitetin e tij

Lapsi.al 28 October 2024
Shawn Mendes flet për aludimet mbi seksualitetin e tij

Shawn Mendes ka publikuar së fundmi një këngë të re të titulluar “The Mountain” nga albumi i tij i ardhshëm, "Shawn".

Në një video të postuar në TikTok , shihet Mendes duke interpretuar këngën e re, e cila duket se trajton thashethemet për seksualitetin e tij.

Në video shfaqet këngëtari që luan në kitarë dhe këndon:

“Kam një ndryshim në zemër, mund të thoni atë që doni të thoni, mund të thoni që jam shumë i ri, mund të thoni që jam shumë i vjetër, mund të thoni që më pëlqejnë vajzat apo djemtë, çfarëdo që ju vjen juve për mbarë,” ndërsa në sfond shfaqet turma që fillon të duartrokasë në mbështetje të artistit.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i "Wonder" trajton thashethemet rreth seksualitetit të tij. Në vitin 2020, Shawn zbuloi se kishte filluar të ndihej i frustruar nga gjithë spekulimet.

"Të gjithë më kanë quajtur homoseksual që kur isha 15 vjeç," shpjegoi ai në 2020. "Mendoja se kisha probleme me mënyrën se si tingëllonte zëri im. Por, nuk jam!” .

I nominuari për Grammy së fundmi ishte në lidhje me Camila Cabello për dy vjet përpara se të njoftonin ndarjen e tyre në nëntor 2021.

“Hej djema, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë,” thanë ata në një deklaratë të përbashkët në atë kohë.

“Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miq të mirë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj. Camila dhe Shawn.”

Mendes dhe këngëtarja e “Señorita” u rikthyen në fillim të këtij viti dhe u panë duke u puthur në Coachella në prill.

Artistët u panë më pas në disa netë takimesh, por gjërat me sa duket  ndryshuan përsëri pas një muaji. Në qershor, People raportoi se Cabello ishte beqare dhe ishte në kërkim të një romance të re./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI