Flash

Sherri i Nallbatit me Vullnet Sinajn, Gjykata i pranon kërkesën SPAK-ut

Lapsi.al 28 October 2024
Sherri i Nallbatit me Vullnet Sinajn, Gjykata i pranon kërkesën

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e hetimit në lidhje me përplasjen e ndodhur në Kuvend mes Bledjon Nallbatit dhe Vullnet Sinajt.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në 30 tetor të vitit të kaluar, ku deputeti i Partisë Demokratike, Nallbati është përplasur fizikisht me deputetin socialist, Sinaj, konflikt që ka ndodhur më pas edhe në oborrin e Kuvendit.

Detaje nga SPAK: 

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 23.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023, për veprën penalë të “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 328/1/b, 329/a, 329/b e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 115, datë 28.10.2024,

vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, pushimin e çështjes e regjistruar sipas procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023.

2. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI