Flash

Topi i Artë/ Yamal rrëmben trofeun "Kopa": Mbappe e Kane ndajnë çmimin "Gerd Muller"

Lapsi.al 28 October 2024
Topi i Artë/ Yamal rrëmben trofeun "Kopa": Mbappe e Kane
Sonte në Théâtre du Châtelet në Paris u ndanë çmimet për trofeun “Topi i Artë 2024”, trofeu që jepet nga France Football për futbollistin më të mirë të vitit. Natyrisht nuk është vetëm ai trofe që do ta ndahet sonte, sepse në lojë janë shumë të tjerë. Çmimi Kopa, i cili është i rezervuar për lojtarin më të mirë të ri, u fitua nga Lamine Yamal (Barcelona), i cili është më i riu në histori që e merr këtë çmim. Real Madrid, kampioni i Europës dhe i Spanjës, u shpall ekipi më i mirë për meshkuj, ndërsa Barcelona u shpall ekipi më i mirë për femra. Gjatë ceremonisë pati edhe një moment emocionues me homazhin për Franz Beckenbauer, i cili ndërroi jetë më 7 janar 2024. Harry Kane dhe Kylian Mbappé fituan së bashku çmimin Gerd Müller, pasi shënuan 52 gola secili, çmim ky që i jepet lojtarit që ka realizuar më shumë gola si për klubin ashtu edhe për kombëtaren brenda një sezoni të vetëm. Lautaro Martinez i dorëzoi çmimin Yashin, të rezervuar për portierin më të mirë, bashkëlojtarit të tij në kombëtare Emiliano Martinez, i cili përsëriti suksesin e vitit 2023. Gigio Donnarumma u rendit i katërti, Mike Maignan i pesti dhe Yann Sommer i gjashti. Jenni Hermoso mori Çmimin Socrates, trofe që u jepet lojtarëve ose lojtareve për iniciativat e tyre bamirëse në favor të integrimit social, zhvillimit mjedisor, ose ndihmës për popullatat në vështirësi të mëdha apo viktima të konflikteve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI