Flash

VIDEO/ Biden hedh votën për Presidentin e ardhshëm të SHBA

Lapsi.al 28 October 2024
VIDEO/ Biden hedh votën për Presidentin e ardhshëm të SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden ka hedhur votën e tij duke zgjedhur që këtë proces ta kryejë para ditës së zgjedhjeve të 5 nëntorit. Ai votoi këtë të hënë në Departamentin e Zgjedhjeve të shtetit të Delaware, jo shumë larg shtëpisë së tij në periferi të Wilmington, ku shumë votues ishin rreshtuar në rrugë për të hedhur votat.

Biden u pa të bisedonte me votuesit teksa priste në radhë për të hedhur votën e tij dhe madje ndihmoi të shtynte një grua të moshuar në një karrige me rrota, e cila ishte përpara tij. Presidenti priti në radhë për rreth 40 minuta para se të hidhte votën e tij.

Ai i dorëzoi dokumentin e identifikimit punonjësit qendrës së votimit i cili u shpreh: "Tani po voton Joseph Biden". Presidenti hodhi votën pas daljes nga një perde e zezë. Jashtë qendrës së votimit, Biden u pyet nëse ai mendonte se demokratët që garojnë me zëvendëspresidenten Kamala Harris do të fitonin.

"Unë mendoj se do ta bëjmë" – u përgjigj ai. Harris, të cilin Biden e mbështeti pas daljes nga gara, po konkurron të bëhet gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që do të shërbejë si president. Votimi i hershëm në Delaware filloi të shtunën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI