Flash

Diddy akuzohet për abuzim me një 10-vjeçar

Lapsi.al 29 October 2024
Diddy akuzohet për abuzim me një 10-vjeçar

Padi të reja për sulm seksual janë ngritur kundër Sean “Diddy” Combs .

Një nga pretendimet vjen nga Jane Doe i cili pretendon se u drogua dhe u abuzua nga Combs në një hotel në Nju Jork në vitin 2005, kur ai ishte vetëm 10 vjeç.

Akuzuesi përfaqësohet nga avokati i Teksasit, Tony Bubzee, i cili thotë se përfaqëson gjithsej 120 klientë në raste të ngjashme, së bashku me avokatin e Kalifornisë, Andrew Van Arsdale.

Sipas padisë, viktima e ka takuar reperin në një hotel pranë “Madison Square Garden” dhe është shprehur se ka performuar disa këngë për të duke qenë se shpresonte të bëhej reper.

Nga ana tjetër, “Diddy” i ka  thënë se do ta kthente në një yll. Më tej, ai e ka pyetur se çfarë do të bënte për t’u bërë  i famshëm  dhe ai i është përgjigjur: “Gjithçka”.

Djali tregoi në padi se Combs i ofroi një pije me gaz, e cila e bëri të ndihej “çuditshëm”. Më pas, ai mban mend se “Diddy” i tha se duhet të bënte ca gjëra për të dhe e detyroi që t’i bënte seks oral.

Djali  pretendon se pasi i doli efekti i pijes pa se i kishte pantallonat e ulura dhe mendon se është abuzuar. Ai shtoi se Combs e kërcënoi se do t’i lëndonte familjen nëse u tregonte se ç’kishte ndodhur.

Edhe pse ai u besoi prindërve të tij, ata thuhet se ishin shumë të frikësuar nga pasojat për të ndërmarrë ndonjë veprim, duke çuar në pasoja të rënda emocionale afatgjata për viktimën, duke përfshirë depresionin dhe ankthin.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI