Flash

OKB: Qëllimi i Izraelit është të eliminojë palestinezët me gjenocid

Lapsi.al 29 October 2024
OKB: Qëllimi i Izraelit është të eliminojë

Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB -së, akuzoi Izraelin se synon të eliminojë palestinezët nga toka e tyre nëpërmjet gjenocidit. Sipas ekspertes gjenocidi i popullatës palestineze shfaqet si një mjet për një qëllim, dëbimi ose eliminimi i plotë i palestinezëve nga toka me të cilat lidhet një pjesë e rëndësishme e identitetit të tyre dhe të cilat Izraeli i shkel në mënyrë të paligjshme dhe haptazi.

Delegacioni i Izraelit në selinë e OKB-së në Gjenevë nuk iu përgjigj menjëherë akuzave të reja të Albanese, e cila është raportuese special për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967.

“Gjenocidi në Gaza është historia e një tragjedie të paralajmëruar, e cila rrezikon të përhapet edhe te palestinezët e tjerë që janë vendosur nën sundimin izraelit”, tha Albanese, e cila vlerëson se vazhdimi i qëllimit të një “Izraeli të Madh” kërcënon të eliminojë popullsia autoktone palestineze.

"Fjalët dhe veprimet e udhëheqësve izraelitë përkthejnë një qëllim dhe një udhëzim që është gjenocid; ata shpesh kanë thirrur narrativën biblike të Amalekit për të justifikuar shfarosjen e popullit të Gazës duke fshirë Gazën dhe duke zhvendosur me forcë palestinezët, kështu duke i bërë palestinezët në tërësi objektiva legjitime”, nënvizon gjyqtarja italiane në përfundimet e raportit të saj.

Të këshilluara

NATO: Korea e Veriut po vret ukrainasit

NATO-ja konfirmoi të hënën se trupa koreano-veriore janë dërguar në Rusi për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës dhe se një pjesë e tyre është dislokua...

17:27

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI