Flash

Operacion anti-drogë në Korçë, arrestohen 6 persona

Lapsi.al 29 October 2024
Operacion anti-drogë në Korçë, arrestohen 6 persona

Policia e Korçës vijon me arrestimet e operacioneve antidrogë në qytet. Pas operacionit 'Voskopi', policia ka vijuar me operacionin 'Tempulli', duke prangosur 6 persona në një aksion të zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit.

Burime bëjnë të ditur se janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të vendosura nga gjykata e Korçës pas një hetimi 3 mujor që ka kryer policia. Gjatë kësaj periudhe janë siguruar prova që personat e arrestuar janë përfshirë më aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas po të njëjtave burime janë bërë kontrolle në banesa, lokale e gjithashtu vende ku të arrestuarit dyshohet se shisnin lëndën narkotike. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe sasi të vogla lëndësh narkotike ndërkohë pritet një informacion më i detajuar nga policia e Korçës në orët në vijim.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti raportohet në Tiranë

Lëkundje tërmeti janë raportuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se tërmeti e ka pasur epiqendrën në fshatin Shëngjergj të Tiranës. Sipas të dhënave, tërmet...

11:36

Këmbimi valutor për këtë të martë

Këtë të martë, 29 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 90.3 lekë dhe shitet me 91.4 lekë. Euro blihet me 98.1 lekë dhe shitet 98.7 lekë. Paundi britanik bl...

09:22

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI