Flash

BE vendos tarifa të larta ndaj makinave elektrike kineze

Lapsi.al 30 October 2024
BE vendos tarifa të larta ndaj makinave elektrike kineze

Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Vendimi vjen pas hulumtimeve të profilit të lartë që ka shkaktuar ndasi mes bllokut dhe hakmarrje nga Pekini.

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga fillimi hetimeve për subvencionet, Komisioni Evropian do të vendosë tarifa shtesë që shkojnë nga 7.8% për markën amerikane Tesla, deri në 35.3% për firmën kineze SAIC, mbi tarifën standarde të BE-së prej 10% për makinat e importuara.

Tarifat shtesë u miratuan zyrtarisht dhe u publikuan në Gazetën Zyrtare të BE-së të martën, çka do të thotë se ato do të hyjnë në fuqi të mërkurën.

Komisioni, i cili mbikëqyr politikën tregtare të bllokut, ka thënë se tarifat janë të nevojshme për të luftuar ato që thotë se janë subvencione të padrejta, përfshirë financimin e preferuar dhe ndihmat e tjera financiare, si edhe tokën, bateritë dhe lëndët e para të vlerësuara nën çmimin e tregut.

BE-ja thotë se kapaciteti shtesë prej 3 milionë automjetesh elektrike kineze në vit është sa dyfishi i tregut të bllokut. Duke patur parasysh tarifat prej 100% në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, tregu më i mundshëm për këto mjete elektrike është Evropa.

Dhoma e Tregtisë e Kinës në BE tha se ishte thellësisht e zhgënjyer nga masa "proteksioniste" dhe "arbitrare" e bllokut dhe ishte e dëshpëruar nga mungesa e përparimit thelbësor në negociatat për të gjetur një alternativë ndaj tarifave.

Këtë vit Pekini nisi hetimet e veta për importet nga BE-ja të konjakut, bulmetit dhe produkteve të derrit, një shenjë e dukshme hakmarrjeje. Kina ka kundërshtuar gjithashtu në Organizatën Botërore të Tregtisë masat e përkohshme të BE-së.

Kompanitë evropiane të makinave po përballen me një fluks të automjeteve elektrike me kosto të ulët nga rivalët kinezë. Komisioni vlerëson se makinat elektrike kineze përbëjnë 8% të tregut evropian, krahasuar me 1% në vitin 2019 dhe mund të arrijë në 15% në vitin 2025. Komisioni thotë se çmimet e makinave elektrike kineze janë zakonisht 20% më të ulëta se ato të makinave elektrike evropiane.

Qëndrimi i BE-së ndaj Pekinit është ngurtësuar gjatë pesë viteve të fundit. Blloku e sheh Kinën si një partnere të mundshme në disa fusha, por edhe si konkurrente dhe rivale. Vendet anëtare të BE-së nuk pajton për tarifat ndaj automjeteve elektrike. Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së dhe prodhuesi kryesor i makinave, u shpreh kundër tarifave përmes një votim këtë muaj, në të cilin 10 anëtarë të BE-së i mbështetën ato, pesë votuan kundër dhe 12 abstenuan. /VOA

Të këshilluara

Pentagoni: Ushtarë koreanoveriorë në Kursk

Pentagoni tha të martën vonë se një “numër i vogël” i trupave koreanoveriore janë dërguar tashmë në rajonin Kursk të Rusisë, prandaj shprehu shqetësimin se ato ...

11:02

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI