Flash

"Jam pritur si i familjes", Moriero euforik pas 2-0 me Egnatian. Tetova: "Ditë jo"

Lapsi.al 30 October 2024
"Jam pritur si i familjes", Moriero euforik pas 2-0 me Egnatian.

“Komplimentet u duhen bërë djemve, sepse është një skuadër që vendos zemrën në fushë. E kemi përgatitur mirë, se nuk ishte e thjeshtë të përgatitnim për dy ditë ndeshjen ndaj kampionëve. Ndaj merita është vetëm e tyre". Francesco Moriero i gëzohet ndeshjes së tretë radhazi të suksesshme, që kur është ulur në pankinën e Laçit. Fitorja 2-0 me Egnatian është e dyta në tre sfida, nga të cilat një barazim. Tekniku italian ka ndryshuar krejtësisht atmosferën te bardhezinjtë.

Moriero tregon se e kishte studiuar në detaje kundërshtarin dhe i parapriu të gjitha tentativa për ndryshim të Tetovës. "Gjëja e bukur është që lojtarët kanë vënë në zbatim çdo gjë që kemi provuar gjatë javës. Kundërshtarët ndryshuan disa herë modulin, por ne ishim të aftë të interpretonim mirë ndeshjen. Mos harrojmë që ndoshta jemi skuadra më e re në kampionat dhe kjo nuk është pak".

Pastaj Moriero zbuloi edhe çfarë e ndihmoi në përshtatjen e shpejtë në Laç: "Këtu jam pritur si një person i familjes. Klubi është pranë, ka besim te unë dhe djemtë. Jeta e trajnerit është e diktuar nga rezultatet. Ndaj fatin tonë e vendosin rezultatet. Do të më pëlqente të qëdnroja, por akoma nuk kemi bërë asgjë”, u shpreh Moriero.

TETOVA: "ISHTE NJË DITË JO"

“Mendoj që ishte një ditë jo, nuk funksionoi asgjë në manovër. Kjo për faktin se kishim 2 mungesa kryesor. Veseli nuk është ende pjesë e manovrës por duhet ta përgëzoj për paraqitjen. Nuk funksionoi asgjë as me ndërrimet. Nëse në pjesën e parë ishte deri diku loja e balancuar, në pjesën e dytë Laçi e meritoi". Asnjë alibi nga Edlir Tetova, pas humbjes 2-0 me kurbinasit. Tekniku nuk po arrin ta bëjë Egnatian të performojë si sezonin e kaluar dhe tani situata duket se po vështirësohet.

Ndryshimet në organikë në krahasim me sezonin e kaluar e kanë zbehur forcën e rrogozhinasve, pavarësisht se Tetova mundohet të mbrojë skuadrën aktuale: "Nuk mund të them se jemi dobësuar, mund të them se është efekti i ndërrimit. Lojtarët janë duke ardhur ku duhet, kemi pasur vjet një grup të konsoliduar prej dy vitesh. Çdo gjë për të bërë futboll sipas ideve, i duhet pak kohë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI