Flash

Kim K përballet me kritika pas urimit për Caitlyn Jenner

Lapsi.al 30 October 2024
Kim K përballet me kritika pas urimit për Caitlyn Jenner

Fansat nuk mund të mos vinin re se urimi i ditëlindjes së Kim Kardashian për Caitlyn Jenner ishte "i ftohtë" të martën.

Kardashian hyri në Instagram ku përkujtoi ditëlindjen e  ish-olimpistit me një foto të vetme që tregonte dyshen së bashku të cilën e shoqëroi me një mbishkrim të shkurtër. “Gëzuar ditëlindjen e 75-të. Të dua”, ka shkruar themeluesja e Skims krahas fotos.

Jenner iu përgjigj postimit duke i thënë Kardashian: “Të dua shumë. Faleminderit për gjithçka .”

Megjithatë, disa nga fansat e saj komentuan se mesazhi i Kardashian nuk ishte si urimet që ajo bën në postimet e tjera të ditëlindjes. “Diçitura e shkurtër”, shkroi një përdorues i rrjeteve sociale.

Një tjetër shtoi, “Duket kaq e detyruar. Kimmy baby ne e dimë që nuk doje ta bëje këtë postim.”

Postimi i ditëlindjes së Kim për Jenner-in vjen disa muaj pasi ajo iu përgjigj pretendimit të saj se ajo "llogarit" gjithçka në serialin dokumentar “House of Kardashian”, i cili u transmetua në nëntor 2023.

Nëna e katër fëmijëve u shpreh se  "sinqerisht nuk më shqetëson" në premierën e sezonit 5 të serialit Hulu të familjes së saj në maj.

“Kam pasur një njerk kaq të mrekullueshëm që më ka rritur,” shtoi ajo. “Kështu që asnjë nga ato gjëra që thuhen, qoftë edhe të shtrembëruara apo çfarëdo qoftë, nuk do të më bëjnë të mendoj ndryshe për jetën që kam pasur.”

Të këshilluara

Kanye West zgjidh padinë me Adidas

Kanye West e përfundoi në heshtje betejën e tij ligjore me Adidas dy vjet pasi marka ndërpreu bashkëpunimet me reperin. Të martën, CEO i Adidas, Bjørn Gulden...

18:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI