Flash

Ministria e Jashtme greke: Shqipëria të garantojë sigurinë për eurodeputetët

Lapsi.al 30 October 2024
Ministria e Jashtme greke: Shqipëria të garantojë sigurinë

Ministria e Jashtme greke ka reaguar lidhur me incidentet me Fredi Belerin, i cili ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit prej 10 eurodeputetësh në kuadër të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Ky institucion kërkon që autoritetet të marrin masa. Gjithashtu ministria e Jashme greke shton se eurodeputetët përfaqësojnë BE e duhet të trajtohen me respek.

“Dënojmë sulmet ndaj eurodeputetit grek Fredi Beleri gjatë vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë për të monitoruar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë dhe lirinë e eurodeputetëve për të kryer pa pengesa detyrat e tyre. Eurodeputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve të BE-së dhe duhet të trajtohen me respektin e duhur”, deklaron Ministria e Jashtme greke.

Akti ndodhi ditën e djeshme teksa eurodeputeti Beleri po dilte nga kryesia e Kuvendit teksa po merrte pjesë në takimet e delegacionit europian në kuadër Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI